Allegri vendos për të ardhmen
Është kritikuar dhe akuzuar se është ende në stolin e Juventusit falë një superkontrate për dy vitet e ardhshme.
Max Allegri, megjithatë, pavarësisht gjithçkaje, është ende aty, i pari i stafit teknik të Juventusit.
Projekti i tij është i qartë: të drejtojë skuadrën me të cilën fitoi gjashtë kampionate dhe më pas t’i përkushtohet një aktiviteti tjetër, kur marrëdhënia e tij me Juventusin (në fund të kontratës ose më parë) do të jetë e destinuar të përfundojë. Një impenjim më pak stresues që lë më shumë kohë të lirë: drejtimi i kombëtares.
Përshtypja është se Max nuk ka më ndërmend të drejtojë klube pasi ta mbyllë me Juventusin. Ai la të kalonin “trena” të rëndësishëm gjatë pushimit dyvjeçar nga 2019 në 2021 për t’u kthyer te bardhezijtë.
Pas kësaj aventure, rruga që synon është ajo që e çon te të kaltrit. Shumë do të varet nga rezultatet e “Euro 2024”.
Nëse do të ketë një dështim të kombëtares, është shumë e vështirë të imagjinohet që Mancini të mbetet trajner, pavarësisht kontratës deri në Botërorin 2026.
Allegri duket kandidati ideal, duke qenë se Ancelotti, emri tjetër i fortë, është i destinuar të drejtojë Brazilin.