“Bast 50 euro me Klopp”, Mkhitaryan me shaka: Humba, por ia kërkova menjëherë të nesërmen!
Mesfushori i Inter-it, Henrik Mkhitaryan ka dhënë së fundmi një intervistë për mediet italiane, ku ka folur për shumë trajnerë të mëdhenj që ka pasur në karrierën e tij.
Jurgen Klopp dhe përvojën e tyre të përbashkët në Borussia Dortmund e përshkroi me një anekdotë të veçantë.
“Gjithçka filloi me Lucescu, Mourinho ishte më i vështiri, por ai ishte një fitues i vërtetë, ai nuk mendonte asgjë tjetër përveç fitores. Klopp ishte psikolog te Dortmund. Para ndeshjes së fundit bashkë te Dortmund ne vendosëm bast 50 euro. Më duhej të shënoja 7 herë nga 10 raste, humba dhe pagova. Të nesërmen teksa po pinim nga një dopio në Frankfurt, i thash me shaka: ‘Tani më ktheni 50-shen…’ Nga ai moment nuk ka më baste mes nesh!”, deklaroi Mkhitaryan.
Teksa duke sqaruar raportim me trajnerin e Inter-it, ai theksoi se tashmë është më i rritur dhe normalisht që ndryshojnë edhe konceptet.
“Tani jam i rritur dhe kjo ndryshon perceptimin. Me Inzaghi-n kam filluar të punoj në moshën 33-vjeçare dhe u krijua një lidhje thuajse si mik edhe nëse e di dallimin midis roleve. Megjithatë mund të them që është i frikshëm dhe mund ta shikoni në lojën e tij”, shtoi Henrik Mkhitaryan.