Liga Unike Femrat fillon më 23/24 janar

Liga Unike Femrat fillon më 23/24 janar

Pas dakordimit, Liga Unike Femrat do të fillojë më 23/24 janar për edicionin e ri.

Edhe në këtë edicion do të marrin pjesë gjashtë skuadra, tri më të mirat e Kosovës dhe Shqipërisë, të renditura për edicionin e kaluar në ligat e tyre vendore.

Gjithsej do të zhvillohen dhjetë xhiro, ku secila do të përballet me secilën, si vendas dhe si mysafir.

Më pas do të zhvillohet Final 4, me katër skuadrat më të mira në renditje. Final 4 do të zhvillohet më 2/3 prill në Kosovë, ku do të përcaktohet kampioni i kësaj lige.

Partizani është kampion aktual i Ligës Unike Femrat, ndërsa në edicionin e parë kishte triumfuar Prishtina.

Share This