“Djajtë e Kuq” e duan asin e Sevillas
Klubi i madh anglez, Manchester United synon të sjellë disa përforcime gjatë aftit kalimtar të këtij muaji.
“Djajtë e Kuq” sipas mediave britanike, janë hedhur në sulm për Youssef En-Nesyri e Sevillas.
Lojtari thuhet se kërkon një sfidë të re evropiane, dhe Man United duket se është preferenca e Nesyri.
“Manchester United synon që të rrëmbejë lojtarin e Sevillas”, shkruajnë mediat në ishull.
Krerët e klubit nga ‘Old Traffordi’ mësohet se tashmë kanë kontaktuar klubin spanjoll për transferimin e mundshëm të Nesyri.
Ndryshe, lojtari është duke u vëzhguar edhe nga disa klube tjera evropiane.