Jimenez i lumtur me debutimin te Milani: Ishte dita e ëndrrave për mua

Jimenez i lumtur me debutimin te Milani: Ishte dita e ëndrrave për mua

Mbrojtësi i majtë i AC Milan, Alex Jimenez, në fitoren ndaj Cagilarit (4-1), bëri debutimin në ekipin e parë të kuqezinjve.

Spanjolli i lindur në vitin 2005, është shprehur i ngazëllyer që debutoi me fitoren në skuadrën “Rossonere”.

“Ishte dita e ëndrrave për mua pasi bëra debutimin si titullar në këtë klub të madh dhe në një nga terrenet me më shumë histori në futboll. Dua të falënderoja klubin dhe trajnerin për besimin e dhënë tek unë”, ka shkruar Jimenez në rrjetet sociale.

Share This