Girona mposht Atletico Madridin në një sfidë të çmendur
Girona fiton në “frymën e fundit” ndaj Atletico Madrid, në sfidën e javës së 19-të të La Liga-s dhe vazhdon të qëndrojë bindshëm në garë për titullin.
Vendasit ishin ata që zhbllokuan takimin me golin e realizuar në minutën e 2’, me Valery, teksa në minutën e 14’ Morata barazoi për miqtë.
Savio riktheu Girona-n në avantazh në minutën e 26’, teksa Blind realizoi golin e tretë për ekipin e tij në minutën e 39’.
Megjithatë Morata gjeti sërish rrugën drejt rrjetës në minutën e 44’ dhe ngushtoi diferencën.
Në minutën e 54’ Alvaro Morata-n shënoi golin e tretë personal, por njëkohësisht i dha barazimin skuadrës së Atletico Madrid.
Megjithatë ndeshja u vulos në minutën e 90+1’ me Martin që i dha një fitore shumë të rëndësishme Girona-s, raporton SS.
4-3 dhe Girona renditet në vend të dytë me pikë të barabarta me Realin kryesues, me 48 pikë, teksa Atletico Madrid renditet në vend të tretë me 38 pikë.