Prishtina e nis furishëm, Malisheva shtang Dukagjinin
Kanë përfunduar dy ndeshjet hapëse të sezonit të ri futbollit në Superligën e Kosovës.
Prishtina dhe Malisheva kanë startuar me fitore duke mundur Feronikelin 74 përkatësisht Dukagjinin.
Kryeqytetasit në “Kampin Nacional” në Hajvali, mundën skuadrën nga Drenasi, me rezultat 3-1.
Të besuarit e Debatik Currit, shfaqen performancë shumë më të mirë së Nikli, këta të fundit shumicën e lojës luajtën më një lojtar më pak në terren pasi Behar Maliqi u largua nga lojë më karton të kuq.
Egzon Sinani zhbllokojë ndeshjen duke kaluar Prishtinën në epërsi prej 1-0, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.
Edhe në fraksionin e dytë, ishin futbollistët e Prishtinës që e kontrollonin lojën më mirë në terren.
Paraqitja e mirë e prishtinasve solli edhe dy gola. Fillimisht Hyseni (61’), dyfishojë avantazhin e Prishtinës në 2-0, derisa goditjen e fundit Niklit ia dha Blesa (69’).
Skuadra mysafire krejt çfarë bëri ishte goli i nderit që e realizoi përmes Fiton Hajdarit (86’).
Ndërkohë, edhe Malisheva e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme edicionin e ri të garave.
Malisheva në udhëtim mundi Dukagjinin, me rezultat 0-1. Ishte Arlind Veliu, i cili në minutën e 46-të shënoi golin e vetëm dhe të fitores për Malishevën.