Xavi: S’kemi financa as për të menduar për Haaland dhe Mbappe-n

Xavi: S’kemi financa as për të menduar për Haaland dhe Mbappe-n

Trajneri i Barcelonës Xavi Hernandez thotë se klubi katalunas nuk ka financa për të blerë ndonjërin nga super yjet si Kylian Mbappe ose Erling Haaland.

Francezi do të bëhet agjent i lirë në verë me destinacionin e mundshëm si Real Madrid, derisa Haaland pritet të vazhdojë te City edhe për vitin tjetër.

Megjithatë, në konferencë për shtyp Xavi është pyetur se cilin e preferon, mirëpo ishte i qartë në përgjigje duke shtuar se as nuk kanë financa për të menduar për këta lojtarë.

“Haaland ose Mbappe? Nuk mund të mendojmë për Haaland ose Mbappe që t’i bashkohen Barcelonës tani. Nuk mund t’i afrojmë këta lojtarë, fatkeqësisht”.

“Jam i lumtur me lojtarët që kam. Duhet ta arrijmë nivelin tonë më të mirë në këtë klub dhe të jemi gjithmonë në nivelin më të lartë”.

Ndërkohë, Barcelona është forcuar në këtë afat të janarit me prurjen e Victor Roque, që pritet të “luftojë” me Robert Lewandowskin për pozitën në 11-shen bazë, shkruan nacionale.

Në anën tjetër, Barcelona pritet t’i kthehet rezultateve pozitive të enjten ndaj Las Palmas.

Share This