Uzuni gjen golin e gjashtë në La Liga, Granada mposht Cadizin
Granada sheh dritë në fund të tunelit në La Liga.
Skuadra andaluziane, e cila nuk fitonte në kampionat që nga 26 gushti (atëherë fitoi 3-2 me Mallorcan), triumfoi 2-0 përballë Cadizit, duke e nisur me tjetër marsh vitin 2024.
Arrin të lërë gjurmë si protagonist Myrto Uzuni, sulmues i Kombëtares Shqiptare, autor i golit që zhbllokoi takimit në pjesën e parë.
Fitoren e vulosi Zaragoza në fraksionit e dytë, me golin e gjashtë sezonal, aq sa ka shënuar edhe Uzuni, raporton SS.
Me këtë sukses, Granda shkon në kuotën e 11 pikëve, por mbetet në vendin e parafundit.