
Basha: Kryeministri fton për marrëveshje, këta sulmojnë e ofendojnë
Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka reaguar pas hedhjes së vezëve ndaj Albin Kurtit, duke thënë se “kryeministri po fton për diskutim dhe marrëveshje, ndërsa të tjerët po sulmojnë e ofendojnë”.
“Kryeministri i fton për diskutim e marrëveshje, këta sulmojnë e ofendojnë! Edhe kush? Këta që Radojçiçin e pritshin në kryeministri e Listën Serbe e mbajshin në qeveri. Marrëzitë nuk kanë fund, por as populli nuk jau fal!” ka shkruar Basha në Facebook.

