
Vlora Çitaku: Kosova pati Hashim Thaçin në momentet vendimtare të shtetndërtimit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka vlerësuar rolin e ish-presidentit Hashim Thaçi në periudhat kyçe të historisë së Kosovës, duke e cilësuar atë si liderin që udhëhoqi vendin në vendimet më të rëndësishme për shtetndërtimin.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çitaku shkroi se ka momente në histori kur vendimet e një njeriu përcaktojnë fatin e një kombi, duke theksuar se Kosova pati Hashim Thaçin në krye gjatë proceseve vendimtare.
“Imagjinoni sikur ky i pari në fotografi të kishte vendosur për UÇK-në, për shpalljen e pavarësisë apo për themelimin e Ushtrisë së Kosovës në momentet vendimtare të shtetndërtimit. Fatmirësisht, në ato çaste vendimtare, Kosova e kishte Hashim Thaçin”, ka shkruar Çitaku.
Në përfundim të mesazhit të saj, deputetja e PDK-së shprehu mbështetjen për ish-presidentin me fjalët: “Të presim me padurim, President!”

