Oferta e Juventusit tundon Felipe Andersonin
E ardhmja e Felipe Andersonit mund të jetë larg Lazios. Braziliani po negocion rinovimin e kontratës me klubin bardhekaltër, por deri më tani palet nuk kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët.
Propozimi i klubit kryeqytetas për lojtarin është një pagë prej 3.5 milionë eurosh në vit, një ofertë më e ulët se ajo e Juventusit, që është e gatshme t’i ofrojë brazilianit 4 milionë euro në vit.
Sipas mediave italiane duket se Felipe Anderson tundohet nga oferta e “zonjës së vjetër” dhe tashmë atij i duhet të vendosë nëse do të provojë një aventurë të re në karrierë, apo do të vazhdojë të qëndrojë te Lazio.
Kujtojmë që 30-vjeçari u rikthye te Lazio në verën e vitit 2021 dhe këtë sezon regjistron 18 ndeshje me fanellën e skuadrës bardhekaltër.