Xhaka debuton me fitore në Gjermani, Leverkusen e Dortmund fitojnë në ndeshje të kupës
Granit Xhaka e ka nisur aventurën e tij në Gjermani me ekipin e ri, Bayer Leverkusen.
Kosovari pati debutimin e tij të parë në ndeshjen e xhiros së parë të Kupës së Gjermanisë kundër skuadrës Teutonia Ottensen – të cilën e mposhtën me rezultat 0-8.
Fitore në këtë rreth të kupës gjermane ka shënuar edhe Borussia Dortmund që mposhtën skuadrën e Schot Mainz.
Granit Xhaka ka pasur një fillim të mbarë me skuadrën e tij të re, Bayer Leverkusen, të cilët mposhtën në rrethin e parë të DFB Cup skuadrën Teutonia Ottensen, shkruan Express.
Teutonia Ottensen – Bayer Leverkusen 0-8
Bayer Leverkusen nuk ka pasur vështirësi për ta mposhtur skuadrën e Ligës së Katër të Gjermanisë, të rajonit verior, Teutonia Ottensen.
Granit Xhaka, i cili u largua nga Arsenali për t’ju bashkuar Bayerit, ka bërë debutimin e tij për herë të parë me Leverkusen duke luajtur për 61 minuta lojë. Xhaka u zëvendësua nga Andrich. Tapsoda (16’), Boniface (42’), Wirtz (45+1’), Adli (59’), Frimpong (68’), Hlozek (75’, 90’) dhe Hofmann (81’) shënuan golat për Leverkusen për të kaluar kështu në rrethin tjetër të DFB Cup.
Schott Mainz – Borussia Dortmund 1-6
Fitore të thellë në kupë ka shënuar edhe Borussia Dortmund të cilët mposhtën Schott Mainz me rezultat 1-6. Schott Mainz është po ashtu skuadër e Ligës së Katër në Gjermani ku garon në rajonin jugperëndimor të shtetit gjerman. Haller (22’, 35’), Brandt (24’), Sabitzer (57’), Malen (80’) dhe Moukoko (85’) shënuan për Dortmund. Golin e vetëm për vendasit e shënoi Gans (34’).