Baba i një vajze, Luiz Ejlli tregon historinë e emrit që do i vendosin
Fituesi i ”Big Brother VIP 2”, fenomeni Luiz Ejlli, ka rrëfyer mes emocionesh se viti 2024 do të jetë shumë i rëndësishëm për të pasi do të bëhet për herë të parë baba.
Edhe pse u insistua nga moderatorët Donald dhe Romeo Veshaj, ai nuk tregoi për emrin që do t’i vendosin vajzës që pritet të vijë në jetë.
“Ai fëmijë është i joni, por e ndjej se është edhe një pjese shumë të madhe të shqiptarëve se që prej fillimit. Unë e shikoj që kanë ardhur kohë të vështira, du me ia vën emrin skedinë që të mos e kapë kush kurrë. Ju keni për ta provu edhe vetë, pjesa më e bukur në të gjithë këtë është që kur të thotë bashkëshortja, në këtë rast Kiara që thotë zemër si do ia vëmë emrin, të pyet kot, ajo e ka ndarë mendjen, gjoja kot ta dhashë një alternativë. Ju duhet të pyesni Kiarën, unë i kam thënë vetëm kaq, vetëm të jesh ti mirë, të jetë vajza mirë, unë s’do e thërras kurrë në emër sido që t’ja vesh ti, ajo do të jetë gjithmonë princesha e babës, vija ti si të të vijë më mbarë”, tha ai.
Luiz Ejlli nuk la pa prekur edhe spektaklin që e ktheu në fenomen dhe personazhin më të komentuar nga publiku.
Donaldi: E cilëson si vitin e jetës tënde 2023-shin?
“Vit i madh për mua është vetëm 2024 sepse bëhem babë, e di i madh dhe i vogël është një emocion i jashtëzakonshëm, më ka ndryshuar jetën, portë gjigante që m’u hap, kam falënderim të veçantë, që nga personi i parë që është Petrina që më ka marrë në telefon dhe të gjithë me radhë, produksioni, stafi. Në vitin 2024 do të jem me njeriun e jetës dhe me vajzën tonë. Unë e kam thënë dhe do e them prapë, Top Channel për mu më ka dhënë shumë mundësi dhe më ka plotësuar dëshirën. Ledionit i shkoftë sa më mbarë, jam kurioz me e pa nga ai pozicioni i drejtorit dhe se sa do e vonojnë atë pjesën, largohet sonte”, u shpreh Luizi.