Bayern Munich, e ardhmja e Sane varet nga Kane
Çështja e rinovimit është kthyer në modë për Leroy Sane, ende i pasigurt në lidhje me të ardhmen e tij.
Ish-sulmuesi i Manchester Cityt ka një kontratë që skadon në qershor të vitit 2025 dhe synimi i tij do të ishte rinovimi me Bayern Munich. Megjithatë, dyshime mbeten për disa nuanca sa i përket garancive dhe… shokëve të skuadrës.
Vetë futbollisti gjerman zbuloi informacionet e ndryshme, duke bërë të ditur marrëdhënien e shkëlqyer që ka me shokun e ri të skuadrës, Harry Kane.
Të dy duket se janë bërë miq dhe për këtë arsye ata kalojnë shumë mirë si brenda dhe jashtë fushës:
“Shumë gjëra më pëlqejnë tani. Ndjej shumë mbështetje nga i gjithë klubi. Me Harry-n? Vura re shumë shpejt se ai mund të ishte një zgjedhje e shkëlqyer”, vazhdoi Sané para mikrofonave të klubit, raporton telesporti.
“Ai e di saktësisht se çfarë më bën të jap më të mirën dhe anasjelltas. Unë gjithashtu e dua shumë atë si person jashtë fushës”.
Prandaj, zgjedhja e tij mund të lidhet me atë të shokut të tij anglez.
Në çdo rast, Leroy po kalon një sezon si protagonist, gjë që e vërtetojnë 9 golat dhe 9 asistet në 23 ndeshjet e tij.