Shqipëri, parashikimi i motit

Shqipëri, parashikimi i motit

Vendi ynë ditën e diel do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti sot parashikohet me kthjellime, ndërsa vranësirat do të jenë fare të pakta, kalimtare në orët e mesditës përgjatë relieveve të larta malore të vendit.

Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje-veriperëndim me shpejtësi 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë veriperëndimor dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 14 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë, raporton atsh.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 23/36 Diell
Kukës 17/33 Diell
Lezhë 28/35 Diell
Dibër 17/33 Diell pak re
Durrës 21/35 Diell
Tiranë 24/37 Diell
Elbasan 24/37 Diell pak re
Berat 20/37 Diell
Vlorë 21/33 Diell pak re
Korçë 17/31 Diell pak re
Gjirokastër 18/37 Diell pak re
Sarandë 24/33 Diell
Share This