Morata: Këtë verë isha afër Interit, në Champions si një finale
“Isha afër Interit, por fola me Simeonen dhe…”. Nga faqet e gazetës spanjolle ‘AS’ Alvaro Morata zbulon një pamje nga prapaskenat e merkatos së verës.
“Marotta më mori te Juventusi dhe ne kemi pasur gjithmonë një marrëdhënie të shkëlqyer. Për fat kam pasur shumë opsione, por kur fola me trajnerin, vendimi më i mirë ishte të qëndroja te Atletico”.
Tani Interin do ta gjejë si kundërshtar në ndeshjen e dyfishtë të 16-shes së Champions League.
“Ata janë një skuadër e madhe. Do të jetë e vështirë, por sigurisht që ata nuk donin të luanin kundër Atleticos. Mund të ishte fare mirë një gjysmëfinale apo edhe një finale e Champions. Ata janë finalistët e edicionit të kaluar. Nëse do të fitonim do të ndërgjegjësoheshim në turne”.
Në verë, emri i Moratas u lidh gjithashtu me Juventusin pas lamtumirës së tij në qershor 2022. Por Simeone nuk donte ta humbiste: “Ai është një lojtar i rëndësishëm për ne”.
“Ishte një takim ballë për ballë në të cilin i thamë shumë gjëra njëri-tjetrit – vazhdoi Morata për As, duke folur për bisedën me Cholo-n, e cila përfundimisht e bindi atë të qëndronte – Ne ndamë shumë mendime dhe vendosa që ishte më mirë të vazhdoja. Unë gjithmonë e kam admiruar si trajner nga jashtë dhe është kënaqësi të punosh me të”.
Dhe së fundmi Morata, i cili ka një kontratë me Colchoneros që skadon në 2026, u kontaktua nga arabët: “Nuk e kam menduar kurrë këtë. Nuk doja ta shihja Atleticon nga larg. Në Arabi mund të më kushtonte vendin tim në ekipin kombëtar dhe kjo është diçka për të cilën do të isha penduar”. /rtsh/