Zyrtare: Bersant Celina vazhdon në Suedi, nënshkruan zyrtarisht për AIK
Skuadra suedeze AIK e ka aktivizuar klauzolën e blerjes së mesfushorit sulmues Bersant Celina.
Kosovari ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2026, pas disa paraqitjeve fantastike që e binden skuadrën suedeze.
“AIK dhe Dijon kanë arritur marrëveshje për futbollistin Bersant Celina. Marrëveshja mes palëve vazhdon deri në gushtin e vitit 2026”, shkruhet në komunikatë.
Ndërkohë, 27-vjeçari deklaroi se është i lumtur dhe më i motivuar se kurrë për ta treguar kualitetin.
“Është ndjenjë e pabesueshme të jesh në gjendje të qëndrosh në AIK. Nuk kam ndjerë më parë këtë ndjenjë që kam kur dalë në fushë në Friends Arena, është diçka komplet ndryshe që më motivon më shumë se kurrë për të dëshmuar sa i mirë mund të jem”, tha ai.
Tani Celinës i mbetet për ta dëshmuar kualitetin te klubi suedez, që renditet në pozitën e 11-të në tabelë me shpresën që të marrë ndonjë ftesë nga kombëtarja e Kosovës, shkruan nacionale.
Kujtojmë, Celina ka zhvilluar 35 paraqitje për Kosovën duke realizuar një gol në përgjithësi.