Wayne Rooney Runi shkarkohet pas 83 ditësh
Wayne Rooney nuk është më trajner i Birmingem Cityt.
Trajneri i ri u shkarkua të martën, pas vetëm 83 ditësh në krye të ekipit anglez.
Legjenda angleze i humbi 9 nga 15 ndeshjet në krye të ekipit që militon në nivelin e dytë të kampionatit anglez të futbollit, që njihet si “Çampionship”, duke korrur vetëm 2 fitore dhe duke marrë edhe 4 barazime.
Ai i grumbulloi vetëm 10 nga 45 pikët e mundshme, duke e lënë kështu Birmingamin jashtë garës për t’u rikthyer në Premier Ligë.
Fatale për ish-futbollistin e Evertonit dhe Mançester Juanjtid ishte humbja 0-3 të hënën në mbrëmje përballë nga Lidsit. Birmingami aktualisht gjendet në vendin e 20-të në “Çempionship”, me 28 pikë nga 26 ndeshje të zhvilluara.
Kështu, Birmingami City e ka shkarkuar Rooneyn, pasi, në 15 ndeshjet e fundit, skuadra ka fituar vetëm dy ndeshje. Klubi anglez ka deklaruar thënë, se nën drejtimin e Rooneyt nuk janë përmbushur pritshmëritë e vendosura në fillim.
“Megjithë përpjekjet, rezultatet nuk i kanë përmbushur pritshmëritë që u bënë të qarta në fillim, – thuhet ndër të tjera në një komunikatë për shtyp të klubit, që vijon: “Prandaj, bordi mendon se një ndryshim në drejtim është në interesin e klubit.” Birmingem City ka shkarkuar edhe ndihmëstrajnerin Karl Robinson.
Duke reaguar mbi këto vendime, ish-futbollisti i Mançester Junajtid ka thënë se do t’i duhet pak kohë për të kapërcyer këtë sfidë, duke theksuar: “Personalisht, do të më duhet pak kohë për ta kapërcyer këtë pengesë. Unë jam përfshirë në futbollin profesionist, qoftë si lojtar apo si trajner, që kur isha 16 vjeç. Tani, kam në plan të kaloj pak kohë me familjen time ndërsa përgatitem për mundësinë e radhës në rrugëtimin tim si trajner”, ka thënë 38-vjeçari në një postim në rrjetin social “Facebook”.