Mesazhi emocionues i Mourinhos: Të shkojmë përtej limiteve…
Roma rikthehet në stërvitje pasditen e sotme, në Trigoria, me synimin për të qenë gati për ndeshjen e nesërme kundër Cremoneses, në kuadër të Kupës së Italisë.
Trajneri Jose Mourinho i dërgoi një mesazh emocionues me rastin e Vitit të Ri.
“Ne, vetëm ne, ecim përpara së bashku. Për njerëzit që na mbështetin duhet të shkojmë përtej kufijve tanë. Nuk duhet të heqim dorë nga asnjë objektiv: të luftojmë deri në fund për një vend në Champions League dhe të arrijmë në fazën finale të Kupave”, ka shkruar trajneri portugez, sipas “Corriere dello Sport”.
Mourinho i referohej objektivit për të zënë një vend në Serinë A (vendi i katërt) që i kualifikon verdhekuqtë Champions League, si dhe si dhe të arrijë në fazën finale të kompeticioneve ku merr pjesë (Kupa e Italisë, Europa League).