Dybala, mesazh dashurie për Romën: Të përgatitemi për triumfe të tjera

Dybala, mesazh dashurie për Romën: Të përgatitemi për triumfe të tjera

Falenderim dhe premtim. Paulo Dybala rikthehet të flasë dhe këtë e bën përmes një postimi në profilin e tij në Instagram.

Argjentinasi donte të falënderonte tifozërinë e ngrohtë verdhekuq dhe t’i përshëndeste me një premtim: “Çfarë udhëtimi i jashtëzakonshëm ka qenë viti 2023!”, – shkruan sulmuesi i Romës.

“Çdo gol, çdo fitore, çdo moment i kaluar në fushë ishte një kapitull në historinë time. Falënderime të veçanta për ju, fansat e mi, për dashurinë dhe mbështetjen tuaj të pandërprerë. Ju jeni forca dhe frymëzimi im. Le të përgatitemi për sfida dhe triumfe të reja në 2024!”

Share This