Rrëfehet Leao: Pioli si baba, dua të bëhem kapiteni i Milanit

Rrëfehet Leao: Pioli si baba, dua të bëhem kapiteni i Milanit

Rafael Leao ka dhënë një intervistë të gjatë për Sky ku ka folur për shumë tema.

Sulmuesi portugez ka theksuar se e ardhmja e tij tek Milani nuk është në dyshim dhe se ai synon që të shkruajë historinë me fanellën kuqezi.

“Duke e ditur atë që shokët e skuadrës dhe tifozët presin nga unë, bëhem më i fortë dhe dua që të jap akoma më shumë në fushën e blertë. Shpresoj që në të ardhmen të jem kapiteni i Milanit, sepse për mua është kënaqësi që luaj me këtë fanellë. Kampionati është i gjatë, por për ta fituar nuk duhet të lësh shumë pikë rrugës, sidomos në ndeshjet kur luan mirë. Skuadra këtë vit është më e mirë se ajo e vitit të kaluar. Fitoret e fundit kanë rritur moralin e grupit dhe do të mundohemni që të fitojmë diçka të rëndësishme këtë vit”, ka thënë Leao.

Është vetëm 24 vjeç dhe e di se duhet të rritet akoma: “Idhulli im është Cristiano Ronaldo dhe e di që mund të arrij në nivelin e tij. Por unë nuk jam një lojtar egoist dhe nëse kam mundësinë, bëj që edhe të tjerët të shënojnë. Tani janë numrat ata që bëjnë diferencën dhe nuk mund të krahasohem me Mbappé dhe të tjerët. Por e di që mund të jem në nivelin e tyre, në majë.

Formacioni im ideal do të ishte: në portë Maignan, në mbrojtje Cancelo, Theo, Thiago Silva dhe Ruben Dias. Bellingham, De Bruyne dhe Modric në mesfushë, ndërsa në sulm Leao, Vinicius dhe Mbappé”, ka shtuar portugezi.

Leao ka folur edhe për marrëdhënien që ka me Piolin: “Në fillim marrëdhënia me Piolin ishte pak e çuditshme, por më pas ndryshoi. Më pyeste shpesh për familjen, për mënyrën e lojës apo nësë kisha nevojë për diçka. Që aty ndryshoi marrëdhënia dhe u bë një lidhje si babai me djalin. Kur zbres në fushë kam përgjegjësinë për të justifikuar besimin e tij. Ai meriton më të mirën, më ka ndihmuar të rritem edhe si njeri”, ka thënë mes të tjerash Leao.

Share This