NBA: Boston tregon forcën përballë San Antonios

NBA: Boston tregon forcën përballë San Antonios

Bostoni konfirmon formën e mirë që po kalon dhe merr fitoren e 6-të radhazi në NBA, duke mposhtur në transfertë 134-101  San Antonio Spurs. Fiton edhe Oklahoma, që ruan vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit falë suksesit 124-108 ndaj Brooklyn Nets.

LA Lakers mposhten në transfertë nga New Orleans Pelicans, ndërkohë që festojnë vitin e ri me një fitore edhe Phoenix, Sacramento dhe Atlanta që arrijnë të triumfojnë respektivisht përballë Orlando, Memphis dhe Washington.

SAN ANTONIO SPURS-BOSTON CELTICS 101-134

Boston vazhdon të kryesojë renditjen në Konferencën e Lindjes falë fitores së pastër 134-101 në transfertën përballë San Antonio. Jayson Tatum me 25 pikë dhe Jalen Brown me 24 pikë të shënuara ishin më të mirët për Celtics në këtë takim. San Antonio mbetet në vendin e fundit në Konferencën e Perëndimit me 5 fitore dhe 27 humbje këtë sezon. Vetëm Detroit është paraqitur më keq se Spurs-at këtë vit në NBA.

NEW ORLEANS PELICANS-LOS ANGELES LAKERS 129-109

Nuk ka histori sfida në Nju Orlins, pasi vendasit fitojnë bindshëm 129-109 përballë Lakers. Pelicans dominojnë pjesën e parë të ciliën e mbyllin në avantazhin e 17 pikëve. Për miqtë nuk mjaftojnë 34 pikët e LeBron James për të evituar humbjen.

PHOENIX SUNS-ORLANDO MAGIC 112-107

Ndeshja më e luftuar e mbrëmjes së NBA është luajtur në Arizona, aty ku Phoenix mposht 112-107 Orlando. Suns mbyllin periodën e parë në avantazh të 13 pikëve, por miqtë rikuperojnë dhe në përfundim të periodës së tretë rezultati është 89-87. 31 pikët e Kevin Durant kanë qenë vendimtare për këtë sukses të Phoenix.

Ndeshjet e tjera të mbrëmjes në NBA:

OKLAHOMA CITY THUNDER-BROOKLYN NETS 124-108

MEMPHIS GRIZZLIES-SACRAMENTO KINGS 92-123

WASHINGTON WIZARDS-ATLANTA HAWKS 126-130

Share This