Fulham triumfon me rikthim ndaj Arsenalit, s’gabon Tottenhami
Fulham ka shënuar fitore me përmbysje ndaj Arsenalit, derisa Tottenham i arkëtoi pikët e plota kundër Bournemouth në kuadër të xhiros së 20-të në Premierligë.
“Topçinjtë” ani pse ishin në epërsi nuk ruajtën rezultatin, me Fulham që triumfoi në fund me rezultat të ngushtë 2:1.
Arsenal e nisi shumë më mirë duke kaluar në epërsi pas vetëm pesë minutave lojë përmes sulmuesit Bukayo Saka.
Megjithatë, pastaj Fulham e mori dominimin duke barazuar me anë të Raul Jimenez që përfitoi nga një harkim fantastik i Cairney (29’).
Arsenal e nisi prapë më mirë pjesën e dytë duke pasur edhe disa raste shënimi mirëpo që i mungoi finalizimi i tyre.
E njëjtë nuk veproi edhe Fulham, me De Corcova-Reid që shënoi nga afërsia pas pasimit të devijuar të Palhinhas (60’).
Arsenal tentoi deri në fund që ta barazonte rezultatin mirëpo assesi s’ia doli, andaj u detyrua të pajtohet me humbjen e dytë radhazi në kampionatin anglez.
Arsenal tani renditet në pozitën e katërt me 40 pikë, derisa Fulham zë vendin e 13-të me 24 sosh.
Ndërkohë, Tottenham i është kthyer fitoreve, duke mposhtur Bournemouthin me rezultat bindës 3:1.
Matar Sarr përfitoi nga një gabim amator në mbrojtje për t’i dhënë epërsinë Tottenhamit (9’).
Ndërsa, ishte Heung-min Son që realizoi lehtësisht në portën e zbrazur pas një aksioni shumë të shpejtë (72’).
Tetë minuta më vonë Richarlison vulosi fitoren pas një asistimi të bukur të Johnsonit (80’).
E tëra që bëri Bournemouth ishte goli i nderit i realizuar nga Alex Scott (85’), shkruan nacionale.
Tottenham me këtë fitore ngjitët në pozitën e pestë me 39 pikë derisa Bournemouth mban pozitën e 12-të me 25 sosh.