Aston Villa “përqafon” Liverpool-in në vend të parë, City i ndjek
Gola, spektakël dhe emocione në ndeshjet e javës së 20-të të Premier League. Aston Villa, me vështirësi mposht Burnley-n 3-2 dhe kalon përkohësisht në krye, duke bashkëjetuar me Liverpool-in me 42 pikë (Reds në fushë ditën e Vitit të Ri kundër Newcastle në Anfield).
Skuadra e Emery shkon përpara në pjesën e parë falë golave të Bailey (28′) dhe Diaby (42′), të ndërthurur me një barazim të përkohshëm nga Amdouni (30′).
Në pjesën e dytë, Burnley mbeti me dhjetë lojtarë (dyfish i verdhë për Berge), por arriti të barazojë 2-2 me Foster në minutën e 72-të. Golin e thyerjes së rekordeve për ‘Villans’ e shënoi Douglas Luiz me një penallti në minutën e 89-të.
Pas dyshes kryesore është Manchester City i Guardiolës, i cili ngjitet në 40 pikë duke mposhtur Sheffield United 2-0.
Golat e Rodri (14′) dhe Alvarez (61′) i mjaftuan kampionëve në fuqi të Evropës për të marrë më të mirën përballë skuadrës që mban vendin e fundit.