Priteshin minuta në sfidën ndaj Liverpool, Pochettino merr vendimin për Brojën
Java e parë e kampionatit anglez të futbollit, Premier League ka rezervuar një përballje goxha të vështirë për “blutë” e Chelsea, me këta të fundit që do të presin pasditen e së dielën, në mitikun “Stamford Bridge”, “të kuqtë” e Liverpool.
Për këtë sfidë, në radhët e londinezëve pritej të ishte i pranishëm dhe “bomberi” i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, mirëpo tekniku Maurizio Pochettino, duke se ka tjetër gjë në mendje për 21-vjeçarin e sulmit.
“Blutë” kanë publikuar ditën e sotme, listën e plotë të lojtarëve për përballjen ndaj Liverpool, ku vihet re mungesa e sulmuesit nga Malësia e Madhe, teksa nga klubi është shpjeguar se Broja është në fund të programit rehabilitues dhe duket se tekniku argjentinas, nuk ka dashur të rrezikojë një tjetër dëmtim të 21-vjeçarit e për këtë arsye e ka lënë “bomberin” jashtë për sfidën e parë të Premier League.