PSG-ja gjithnjë e më optimiste për rinovimin e kontratës me Mbappen
Paris Saint-Germaini thuhet se është optimist për shanset që Kylian Mbappe të nënshkruajë një zgjatje të kontratës me klubin, pavarësisht interesimit të fortë nga Real Madridi.
E ardhmja e kapitenit të Francës mbetet e paqartë dhe ai do të jetë në gjendje të diskutojë marrëveshjet për para-kontratë me klubet nga e hëna e 1 janarit.
Megjithatë, sipas “L’Equipe”, PSG-ja nuk është e shqetësuar për situatën.
Parisienët besojnë se ka një shans të madh që Mbappe të pranojë të zgjasë qëndrimin në “Parc des Princes”.
25-vjeçari ka një opsion për të vazhduar kontratën e tij me PSG-në dhe klubi beson se nuk do të duhet të zhvillohen negociata të reja të mëdha për shkak të këtij opsioni. Në vend të kësaj, vetëm disa detaje të vogla do të duhet të adresohen për të përfunduar një zgjatje të kohës së ish-sulmuesit të Monacos në kryeqytetin francez.
Mbappe është i lumtur në klub dhe kjo ngjall besim tek presidenti, Nasser Al-Khelaifi, dhe zyrtarë të tjerë të kampionëve francezë se ai do të rinovojë kontratën.
Megjithatë, nuk duhet përjashtuar Real Madridi, që tash e një kohë shihet si destinacioni më i mundur i ardhshëm i reprezentuesit të Francës, shkruan Express.
Siç dihet, Mbappe në verë do të jetë lojtar i lirë pasi kontrata e tij skadon më 30 qershor.