Genoa “kockë e fortë”, Interi ndalet në “Luigi Ferraris”

Genoa “kockë e fortë”, Interi ndalet në “Luigi Ferraris”

Genoa rezulton “kockë e fortë” për Interin në “Luigi Ferraris” në kuadër të javës së 18-të të Serisë A.

Skuadra zikaltër, kryesuese e kampionatit, mori vetëm një pikë në këtë transfertë që rezultoi shumë e vështirë.

Goli i Arnautovicit dha përshtypjen se Interi do të merrte fitoren e radhës, pro pa u mbyllur pjesa e parë, Dragusin barazoi rezultatin.

Pjesa e dytë ishte shumë e luftuar dhe me raste në të dyja portat, por pari ndryshim tjetër rezultati. Një shans ky për Juventusin (luan me Romën) për ta ngushtuar në dy pikë diferencën me zikaltrit.

Fitore me përmbysje (3-1) e Lazios përballë Frosinones në “Olimpico”.

Të parët, në fakt, shënuan miqtë me Soulen, por bardhekaltrit realizuan tri herë me Castellanos, Isaksen dhe Patric.

Ndërpritet për rreth 7 minuta takimi mes Genoas dhe Interit, që po zhvillohet në stadiumin “Luigi Ferraris”. Arbitri kryesor, Doveri, detyrohet të sinjalizojë ndërprerjen e lojës për shkak të tymit që “pushtoi” fushën nga flakadanët që u hodhën nga tifozët vendës.

Vetëm pasi shikimi u qartësua në shkallën e duhur, Doveri vërshëlleu sërish për rinisjen e lojës.

Share This