Monza e ndalë Napolin

Monza e ndalë Napolin

Napoli nuk ka arritur ta mbyllë vitin 2023 në stil kampioni.

Në xhiron e tetëmbëdhjetë të Serie A, skuadra e drejtuar nga Walter Mazzarri nuk ka shkuar më shumë se sa një barazim me skuadrën e Monza.

Në “Stadio Diego Armando Maradona” ndeshja është mbyllur me rezultat 0-0.

Pas kësaj ndeshje, në tabelen e kryesuar nga Inter, Napoli gjendet në vendin e shtatë, ndërsa Monza në vendin e njëmbëdhjetë.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në orar të njëjtë, Fiorentina ka fituar me rezultat 1-0 nga Torino me golin e shënuar nga Ranieri në minutën e tetëdhjetë e tretë.

 

Share This