Pioli nuk ka frikë nga shkarkimi
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, në një konferencën për media, në prag të ndeshjes kundër Sassuolos, ka folur edhe për të ardhmen e tij.
Tekniku italian tashmë është vënë në dyshim për shkak të rezultateve të fundit që ka pasur.
Megjithatë, Pioli thotë se nuk ka frikë nga shkarkimi. Ai nga të besuarit e tij, kërkon fitoren në duel me Sassuolo-n.
“Ka qenë një javë punë për të përmirësuar të tashmen tonë. Nesër duhet të bëjmë një paraqitje fituese, por nuk e konsideroj si shansin tim të fundit. Nuk kam frikë, do të doja që skuadra të mund të shprehte potencialin e saj, duke u bërë më e bashkuar. Defekti ynë këtë vit është që nuk kemi pasur vazhdimësi. Nuk kam folur me Cardinale, e pashë në Milanello një muaj më parë, por unë ndërveproj me drejtuesit si gjithmonë. Kam jetuar këtë javë duke punuar, është gabim të mendosh për të ardhmen e Piolit”, ka thënë ai.
“Ne të gjithë kemi nevojë për një fitore nesër. Duhen shumë gjëra, ka vend për të bërë mirë, por nesër na duhen tri pikët”, ka deklaruar Pioli.