Sulm në vilën luksoze të Grealish, familjarët u fshehën, policia mbërriti me helikopter
Sulmet në shtëpitë luksoze të futbollistëve sa vijnë edhe shtohen. I fundit që ka rënë preh e keqbërësve është Jack Grealish, lojtari i Manchester Cityt.
Në kohën kur sulmuesi ishte në fushë për ndeshjen e “The Citizens” ndaj Everton, vila e tij luksoze përfundoi nën shënjestrën e grabitësve.
Prezent në atë moment ishin edhe 10 të afërm të Grealish të cilët ishin mbledhur për të parë ndeshje dhe sapo kuptuan se bëhej fjalë për një grabitje u fshehën në një prej dhomave të vilës.
Policia nuk vonoi, madje mbërriti me helikopter, megjithatë grabtësit ia dolën të largoheshin dhe të shkaktonin një dëm me vlerë prej një milionë eurosh.
Një i afërm i lojtarit foli për The Sun duke treguar se familjarët e Grealish ishin shumë të tronditur dhe se banda e grabitësve ia doli të largohej nga vila me shumë orë dhe bizhuteri.