Triumfojnë Denveri, Bostoni, Lakersat dhe Miami
Minnesota e Denveri vijojnë duelin “kokë më kokë” për kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit.
Kampionët e Denverit fituan sot 142-105 ndaj Memphisit, ndeshje ku u dallua Nikola Jokiq, autor i një “triple double” (26 pikëe, 14 rebound, 10 asistime).
Minnesota mposhti 118-110 Dallas. Anthony Edwards realizoi 44 pikë për vendasit, duke qenë më i miri në fushë. Rikthehet te fitorja ekipi i Lakers, që mposhti 132-112 ekipin e Charlotte.
Davis me 26 pikë ishte shënueis më i mirë, ndërkohë që realizuan të gjithë lojtarët e Lakers që u aktivizuan. Skuadra e Miami, falë 26 pikëve të Tyler Herro, mposhti 114-102 Golden State, ndërsa pas kohës shtesë triumfon ekipi i Boston. Skuadra e Celtics fitoi 128-122 ndaj Detroit, ku Porzingis e Tatum realizuan 66 pikë së bashku. Fiton edhe Indiana, që mundi 120-104 Chicago, ku protagonist ishte Turner me 24 pikë.
Rezultatet
Boston – Detroit 128-122
Chicago – Indiana 104-120
Minnesota – Dallas 118-110
New Orleans – Utah Jazz 112-105
Denver – Memphis 142-105
Golden State – Miami 102-114
Portland – San Antonio 105-118
Lakers – Charlotte 133-112