Leao: Dua të rijetoj emocionet e titullit

Leao: Dua të rijetoj emocionet e titullit

Sezoni i Milanit po përjeton pak ngritje dhe shumë ulje, por Rafael Leao shpreson që e ardhmja të mbajë ende shumë kënaqësi për të me ngjyrat kuqezi.

“Titulli ishte momenti më i mirë i karrierës sime. E desha për një kohë të gjatë dhe si unë edhe të gjithë tifozët e Milanit. Të fitosh sërish pas 12 vitesh është një ëndërr që është realizuar. Nuk do ta harroj kurrë kur shkuam në Piazza Duomo, ishte e pabesueshme dhe dua ta rijetoj sa më shpejt të jetë e mundur”, tha sulmuesi portugez për kanalin e Lega Serie A në YouTube.

Për të rijetuar ato emocione duhen edhe golat e tij në këtë Milan në vështirësi. Grupi, megjithatë, siguroi Leao, është shumë i lidhur.

“Jam mik i mirë me shokët e skuadrës. Ne dalim së bashku, atmosfera në dhomat e zhveshjes është e mrekullueshme. Argëtohemi së bashku, mendoj se jemi një grup shumë i bashkuar”, tha ai.

Të shtunën në San Siro, tifozët kuqezi presin diçka më shumë nga numri i tyre 10, i cili duhet të shndërrohet në një forcë lëvizëse, duke ndihmuar Piolin dhe ekipin të dalin nga kriza.

Për objektivat personale: “Milani kishte lojtarë fantastikë në të kaluarën, unë po përpiqem të arrij atë nivel. Është e vështirë, por mendoj se jam në rrugën e duhur”. Dhoma e trofeve të Milanit duhet të jetë një frymëzim: “Ky vend më frymëzon dhe më motivon shumë për t’u bërë një lojtar më i mirë dhe për të krijuar diçka të mrekullueshme për tifozët tanë. Kur vini këtu, shihni se çfarë ka bërë ky klub në të kaluarën. Unë dua të shoh tifozët tanë festojnë çdo sezon”.

San Siro dhe tifozët: “Nuk ka asgjë më të mirë se të luash në shtëpi, veçanërisht në një vend si San Siro. Është e vështirë ta shprehësh me fjalë, nuk mendoj se ndjenja që ndjej mund të përshkruhet vetëm me një fjalë. Tifozët janë fantastikë, shpresoj që të mos ndryshojnë kurrë sepse ne kemi nevojë për ta”.

Share This