Ra Arsenali, West Ham triumfon në derbin e Londrës

Ra Arsenali, West Ham triumfon në derbin e Londrës

West Ham bind me fitoren 0-2 në derbin e Londrës ndaj Arsenal në “Emirates Stadium”, takim i vlefshëm për javën e 19-të të Premier League.

Sfida ishte shumë e luftuar, ndërsa goli i parë u realizua në minutën e 13’, ku pas një super asisti të Bowen, Saoucek e dërgon topin në fundin e rrjetës.

Takimi vazhdoi me rezultatin 0-1 deri në minutën e 55’, ku pas një goditje këndi nga Ward-Prowse, Mavropanos shënoi me një goditje të fortë me kokë.

Pas një ndërhyrje të gabuar të Declan Rice, West Ham fitoi penallti dhe pati mundësinë të realizojë golin e tretë, por Benrahma u ndal nga Raya.

Në fund ndeshja u mbyll me rezultatin 0-2, me Arsenal që renditet në vend të dytë me 40 pikë, dy më pak se Liverpool-i kryesues, teksa West Ham qëndron në vend të gjashtë me 33 pikë.

Share This