Të çmendur pas Mbappe-s, sulmuesi francez “pushton” sërish merkaton e futbollit botëror
Sa herë afohen merkatot, emri më i përfolur është ai i Kylian Mbappe.
Kjo edhe për faj të vetë sulmuesit francez, që asnjëherë nuk e ka “blinduar” vendin e tij te Paris Saint-Germain, e kontratën që skadon në verën e vitit të ardhshëm, marrëveshja verbale me Presidentin e klubit “parisien”, Nasser Al-Khealifi nuk mjafton.
Kjo edhe për shkak të tensionit që rrethon raportin e tij me trajnerin Luis Enrique të nxjerrë në pah shpesh herë nga medit franceze gjatë javëve të fundit. Një arsye më shumë kjo që e kthen Kylian Mbappe në qendër të merkatos së futbollit ndërkombëtar.
Interesimi i Real Madrid për sulmuesin nuk është shuar asnjëherë. Edhe në sesionin e dimrit në tregun e transferimeve, Mbappe vijon të jetë në krye të listës së dëshirave për klubin “Los Blancos”, me këta të fundit, që kërkojnë të përfitojë edhe nga fakti që kontratat e futbollistit skadon në verë, por simpatizantët e Mbappe, siç është e kuptushme, janë të shumtë.
Ashtu si Real Madrid edhe Liverpool ka qenë gjithmonë në pritje për të shfrytëzuar mundësinë më të mirë, ndërsa listës së klubeve që ëndërrojnë të veshin me ngjyrat e tyre një prej sulmuesve më të mirë të botës i është shtuar edhe Manchester United.
Po ashtu, edhe sheikët arabë kërkojnë t’i shtojnë ligës së tyre një “xhevahir”. Paratë për ata nuk janë aspak problem, por duket e pamundur që Kylian Mbappe të braktisë që tani “skenën e madhe” të futbollit.