S’ka të ndalur Messi, vjen me një tjetër gol për Inter Miamin

S’ka të ndalur Messi, vjen me një tjetër gol për Inter Miamin

Asi argjentinas Lionel Messi nuk ka të ndalur në MLS e Amerikës.

Ish-ylli i Barcelonës dhe PSG-së, ka shënuar një tjetër gol në fitoren e Inter Miami kundër Charlotte (4-0), në sfidën çerekfinales të Kupës së Ligës.

Messi realizoi golin e  katërt në këtë duel duke e ndihmuar skuadrën e tij që të kalojë në fazën e gjysmëfinales se kësaj garë.

Për kampionin e botës me Argjentinën ky është goli i tetë derisa ka dhuruar edhe një asistim.

Messi gjatë kësaj verë iu bashkua skuadrës amerikane nga PSG-ja.

Share This