Vojvoda e quan të mirë vitin 2023, thotë se do më shumë në të ardhmen

Vojvoda e quan të mirë vitin 2023, thotë se do më shumë në të ardhmen

Mergim Vojvoda e ka përshkruar të mirë për të vitin 2023, duke thënë se në ardhmen do të donte edhe më shumë.

“2023 ishte një vit i mirë për mua, por tani dua të bëhem më vendimtar dhe do të doja të arrija pesë gola dhe 6-7 asistime”, ka thënë reprezentuesi kosovar që luan te Torino, teksa ka folur për Torino Channel.

Vojvoda është shprehur edhe për ndeshjen e planifikuar kundër Fiorentinës të premten në  Franchi.

“Kundër Fiorentinës është gjithmonë një sfidë e vështirë, duhet të tregohemi të zgjuar dhe të luajmë deri në fund. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por ne duam tri pikët për kampionatin tonë”, ka thënë ai.

Share This