Lajm i keq për Mallorcan, Vedat Muriqi mungon ndaj Real Madridit
Ylli kosovar Vedat Muriqi do të mungojë në përballjen ndaj Real Madridit.
Muriqi ende është duke u shëruar nga lëndimi që pësoi më 12 nëntor duke përfaqësuar Kosovën, ku lëndimi ka zgjatur më shumë se ç’pritej.
Qendërsulmuesi nuk ka arritur ta ndihmojë Mallorcan që afro një muaj e gjysmë, megjithatë do të mungojë edhe ndaj Real Madridit, kurse pritet të rikthehet ndaj Celta Vigos.
“Marca” raporton se Muriqi nuk ka pushuar as për krishtlindje duke i stërvitur i vetëm, derisa i ka dhënë objektiv vetes që të jetë 100 për qind gati për Celtan.
“Muriqi u stërvit i vetëm në ditën e krishtlindjes. Ai stërviti në fitnes në mëngjes. Objektivi është që të jetë gati për Celtan, por mbi të gjitha të rikthehet në formë duke mos rrezikuar lëndimin”, shkruan gazeta e madhe spanjolle.
Muriqi pas lëndimit që mori më 12 nëntor, pritej që të ishte jashtë fushës për katër deri në gjashtë javë, por disi mbeti jashtë fushës më gjatë se si ishte planifikuar.
Mallorca ka pasur probleme pa shërbimet e kosovarit, duke u renditur në pozitën e 14-të në tabelë me 18 pikë, vetëm pesë më shumë se Celta që ndodhet në zonën e rrezikshme, shkruan nacionale.
Në xhiron e radhës, pra më saktësisht më 3 janar 2024, Mallorca është mysafir i liderit Real Madrid.