Mbyllet pjesa e parë me këtë rezultat në ndeshjen Burnley – Liverpool

Mbyllet pjesa e parë me këtë rezultat në ndeshjen Burnley – Liverpool

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes kampionale ndërmjet Burnleyt dhe Liverpoolit në Premierligë.

“Të Kuqtë” janë në avantazh 0:1 pas pjesës së parë kundër Burnleyt, në stadiumin “Turf Moor”, shkruan lajmi.

Darwin Nunez zhbllokoi shifrat vetëm pas gjashtë minutave, duke realizuar gol të bukur nga largësia për mysafirët.

Bazuar në statistika, Liverpooli ka mundur shumë lehtë ta thellojë epërsinë ndaj Burnleyt në 45 minutat e para.

Liverpooli ka regjistruar tetë goditje në portën e vendasve, krahas 14 tentimeve.

Sfida mes Burnleyt dhe Liverpoolit i takon javës së 19-të në elitën e futbollit anglez.

Share This