Djali i legjendës braziliane: Pele do të trishtohej nga Brazili i sotëm

Djali i legjendës braziliane: Pele do të trishtohej nga Brazili i sotëm

Po të jetonte Pele ai do të trishtohej me gjendjen aktuale te Kombëtarja e Brazilit, ka thënë djali i tij Edinho.

Brazili momentalisht zë vendin e gjashtë në tabelën e Amerikës së Jugut në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, vendi i fundit që siguron kualifikimin direkt.

“Kjo krizë nuk u shfaq brenda natës, ka probleme të mëdha dhe komplekse”, ka thënë Edinho, i cili është një nga shtatë fëmijët e Peles.

“Ne po përjetojmë një rënie. Ne kemi ende lojtarë të mëdhenj, por në kohët e mëparshme kishim më shumë lojtarë të nivelit të lartë. Nëse Pele do ta shihte këtë gjendje ai do të ishte shumë i trishtuar”.

Share This