Po lind një yll, Yildiz kërkohet nga gjysma e Evropës
Kenan Yildiz po shijon një moment të artë. Pas golit të parë me kombëtaren turke erdhi edhe goli i parë (në ndeshjen e parë si titullar) me Juventusin e Massimiliano Allegrit.
Goli në miqësoren përballë Gjermanisë tërhoqi vëmendjen e të gjithë klubeve të mëdha të Europës, por rrjeta në kampionat konfirmoi vlerat e ish-lojtarit të Bayernit të Mynihut.
Tashmë, Juventusi që ka nevojë për para që të rregullojë bilancet e klubit, ndodhet në një udhëkryq. Nëse do të vinte një ofertë e konsiderueshme, rreth 40 milionë euro, atëherë bardhezinjtë do të uleshin në bisedime.
Arsenali, një klub që investon shumë te të rinjtë, ka shfaqur interes për të blerë turkun, por tashmë i takon Juventusit që të vendosë nëse do të shesë apo jo “xhevahirin” që ka në organikë.