“Idhullit tim, King James”, sulmuesi i Realit shkëmben fanellat me “yjet” e NBA-së
Vinícius Jr shfrytëzoi pushimin me rastin e festës së Krishtlindjes për të parë drejtpërdrejt ndeshjen e NBA-së ndërmjet Lakers dhe Celtics dhe në fund i ofroi një fanellë skuadrës braziliane “yllit” të basketbollit amerikan, Lebron James.
“Idhullit tim, King James, më i miri”, ishte dedikimi i sulmuesit të Realit për “yllin” e Lakers.
Lojtari i Realit të Madridit ka marrë një fanellë të skuadrës së Los Angeles Lakers me numrin 23.
Pati gjithashtu një shkëmbim të fanellave mes futbollistit të “Seleçaos” dhe Jalen Brown.