Milan, prezantohet mesfushori: Jam i lumtur këtu, Spanja ndryshon shumë nga Italia
Yunus Musah u transferua këtë verë nga Valencia te Milan. Mesfushori i njohur nga USA u prezantua në konferencë për shtyp, ku tha fjalët e para si lojtar i kuqezinjve.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu, mezi pres të luaj dhe të ndihmoj bashkëlojtarët e mi. Jam shumë i lumtur.
“Unë mund të bëj më mirë në arritjen e objektivave dhe ndoshta edhe të shënoj më shumë. Ka një nivel të lartë të përqendrimit taktik në Itali dhe ndoshta kjo është diçka që më mungon, ështu që trajneri po më ndihmon shumë për këtë. Kjo është një mundësi e madhe për mua”.
Musah ishte një kërkesë specifike e trajnerit Stefano Pioli dhe ai u pyet nëse kishte ndonjë ide se ku do t’i kërkohej të luante këtë sezon.
“Trajneri po më mëson se si dëshiron që unë ta ndihmoj ekipin. Unë jam një mesfushor që më pëlqen të bëjë pak nga çdo gjë, kështu që mund të filloj nga prapa, të dribloj topin përpara, të jem agresiv në mbrojtje. Mendoj se kam edhe fuqinë për të nisur përpara me topin. Pioli më kërkon të luaj nga mesfusha, duke shpjeguar pozicionet dhe si të futem në kuadrat”, tha ai.