Arsenal nis operacionin “fshesa”, klubi nxjerr në shitje sulmuesin
Arsenal ka njoftuar se gjatë muajit janar do të presë oferta për sulmuesin Eddie Nketiah.
Londinezët kërkojnë 40 milionë euro, teksa menjëherë pas lajmit, tre skuadra angleze janë vendosur në lëvizje.
West Ham, Brentford dhe Crystal Palace, që prej verës e kanë ndjekur lojtarin, kanë nisur kontaktet e para, por çmimi fillestar mbetet disi i kripur për klubet e interesuara.
Tani mbetet për t’u parë nëse “Topçinjtë” do të tolerojnë diçka në çmim, pasi Arteta i ka bërë me dije lojtarit se nuk është në planet e tij.