Dybala i jep shpresë Mourinho-s, mund të kthehet për sfidën ndaj Juves
Pritej të kthehej në vitin 2024, por Paulo Dybala mund t’ja dalë pak më herët.
Në fakt, nuk përjashtohet mundësia që argjentinasi, i cili prej kohësh vuan prej dëmtimeve, të jetë i gatshëm për ndeshjen e Romës ndaj Juventusit, më 30 dhjetor.
Natyrisht, Dybala nuk do të ishte në dispozicion që nga minuta e parë, por mund ta nisë ndeshjen nga stoli, duke i ardhur shumë në ndihmë trajnerit Jose Mourinho në një sfidë kaq të vështirë.