Klopp: Shumë ndeshje e zero stërvitje, duhet të ndryshojmë

Klopp: Shumë ndeshje e zero stërvitje, duhet të ndryshojmë

“Pak më shumë se dy orë stërvitje reale për dhjetë ditë, midis një ndeshja dhe një tjetre”.

Kjo është ajo për të cilën Jurgen Klopp u ankua se ishte në gjendje të bënte me Liverpool-in e tij përpara ndeshjes të së shtunës së kaluar kundër Arsenalit, në një kalendar gjithnjë e më të ngarkuar dhe të cilin trajneri gjerman nuk ndalet kurrë së kundërshtuari. “Duhet të bëjmë ndryshime, përndryshe nuk do ia dalim”, shtoi ai.

Reds, gjithashtu nesër në fushë për Boxing Day, mes kampionatit, Europa League dhe League Cup, do ta mbyllin dhjetorin me tetë ndeshje të luajtura, nëntë me ndeshjen e 1 janarit për javën e 20-të të Premier League.

Edhe kapiteni Virgil van Dijk ka thënë fjalën e tij për kalendarin, “që kërkon shumë përkushtim, mendor dhe fizik”.

Por jo të gjithë janë të rënduar nga kjo situatë, siç pohon Vincent Kompany, menaxheri i Burnley-t, rivali i Liverpool-it nesër:

“Më ka pëlqyer gjithmonë Boxing Day – thotë ish-lojtari i Manchester City-t – është e vërtetë që është shumë sfiduese për ata që luajnë, por kurrë nuk shihni kaq shumë fytyra të lumtura në stadium sa në këtë periudhë, të gjithë janë në humor të mirë, nuk më shqetëson të dal në fushë dhe nuk dua që skuadra të ankohet se luan shumë”.

Share This