City e nis me fitore mbrojtjen e titullit, shkëlqen Haaland
Manchester City e ka nisur me fitore mbrojtjen e titullit në Premier League.
“Qytetarët” startuan me fitore në edicionin e ri të garave në elitën angleze duke mundur në udhëtim Burnley-n, me rezultat 0-3, në ndeshjen hapëse të këtij sezoni.
Padyshim se njeriu i ndeshjes ishte ylli norvegjez Erling Haaland, i cili shënoi dygolësh në minutën e 4-të dhe 36-të, derisa golin e tretë për skuadrën e Pep Guardiolës e realizoi Rodri në minutën e 75-të.
Kampionët në fuqi të Anglisë, në duel Burnley-n bën paraqitje mjaft të mirë dhe duket se edhe në këtë sezon do ta kenë fjalën kryesore në Premier League, në ligën më të fortë në Evropë.