Parashikimi i motit për Kosovë e Shqipëri

Parashikimi i motit për Kosovë e Shqipëri

Kosova dhe Shqipëria do të përjetojnë mot kryesisht të qëndrueshëm gjatë së dielës, me temperatura të larta dhe kushte tipike verore.

Në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme gjatë ditës. Në disa rajone mund të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh. Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme me shpejtësi prej 15 deri në 43 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 14 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 30 deri në 33 gradë, njofton Meteo Kosova.

Ndërkohë, Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e një vale të fortë të nxehti. E diela pritet të jetë dita më e nxehtë e fundjavës, me temperatura që në disa zona të brendshme mund të arrijnë deri në 39 gradë Celsius.

Meteorologët u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë orëve të mesditës, të shmangin ekspozimin e gjatë në diell dhe të konsumojnë sa më shumë lëngje për t’u mbrojtur nga temperaturat e larta.

Share This