
Kurti: Do të vazhdojmë të mbështesim gratë ndërmarrëse
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë sot në konferencën “She Rises 2026”, me moton “Gratë në Biznes në Kosovë – një dekadë progresi dhe vizion për të ardhmen”, e cila i dedikohet grave ndërmarrëse. Ai tha se gratë janë shtylla e shoqërisë.
Kurti theksoi se qeveria ka mbështetur gratë që të jenë pjesë e ndërmarrësisë përmes skemave mbështetëse, raporton rtk.

