A do të luajë Broja kundër Liverpoolit?
Premier Liga angleze i rikthehet sot aksionit pas më shumë se dy muajve pushim, ku sezonin e ri e hap ndeshja mes Burnleyt dhe Manchester Cityt.
Ndërkaq, e gjithë vëmendja do të jetë te dita e diele, ku do të përballen dy gjigantët anglezë, Chelsea dhe Liverpool, raporton KosovaPress.
Me fillim nga ora 17:30, Chelsea të dielën e pret Liverpoolin në “Stamford Bridge”.
Por, Chelsea nuk i ka punët mirë me lëndime, pasi që gjashtë lojtarë do të mungojnë ndaj Liverpoolit, përfshirë këtu yllin shqiptar, Armando Broja.
Broja do të mungojë pasi që ende nuk është rikuperuar nga lëndimi i tij, ndërsa atij i bashkohen edhe Benoit Badiashile, Marcus Bettinelli, Trevoh Chalobah, Wesley Fofana dhe Christopher Nkunku.
Chelsea e ka bërë të ditur se Broja është në fazën e fundit të programit të rehabilitimit nga lëndimi i tij.